Kohë pa emër – Myrto Hysaj
KOHË PA EMËR
Epok guri,bronzi,kohë hekuri e …
Kishin emërtim,shpellë,zjarrë…
Kohës që kalojmë ç’emēr t’i vemë?
Qetësisht-ta emërtojmë “bashkë”!
Muze pafund,brezave ua dhamë.
Me shkrimet në gurë dhe lëkurë.
Erozion kohorë na i mori zvarrë.
Sa portret i kohës,u skalit tek mur.
Kornizë sipas stinëve ngjyrë kërkonte.
Donim jetën,mes gjakut dhe të qiellit.
Mes tyre njerëzimi,garonte për simbole.
Kush pjesë hënë yjet,tjerë vijëzuan diellin.
Erërat herë pas here,ndryshonin stinë.
Bashkoheshin me stërkala dallgësh.
Muret i shpërlanin rrebeshet në largim.
Epok “vishej” me postera diplomatësh.
Erdhi koha jonë,patjetër donte emër.
Lamë pas gur,bronz,hekur,atom,internet.
Bota në mëdyshje vraponte si e çmendur.
Sa lider”podiumesh”çirreshin për portret.
Por epokat kanë hapësirë te hark kohor.
Kalojnë shekuj,duke pritur lindjen gjenive.
Sot Betimi HIPOKRAT pëson”mutacion”.
Epokë që jetojmë, të ngjan anemike.
Memorjes njerëzore ia dhamë epokat.
Strallit,bakrit,xeherorit,atomit,internetit.
Sot kohë ankthit,heshtjes,vetmis,ftohjes.
Brezat shpresojnë-KOHË pret identitetin.
Myrto Hysaj gusht 2020