August 10, 2024

Ditët që s’jetojmë bashkë – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DITËT QË S’ JETOJMË BASHKË

Miqve u shkruaj në mesnatë
Sepse në këtë orë jam me engjëjt.
Muaj të tërë harrimi i fshiva
S’ dua tia shtoj mundimet vetes.

Në botë kanë vrarë dashurinë
Me thikën e ndryshkur të injorancës.
Ndërsa veprat që doja idealisht
I kane mbyllur me çelës sirtareve.

Mallkuar errësira e kësaj nate
Që ndan në copa zemrën time.
A mund të jem sa duhet i nevojshëm
Për njerëzit dhe çka mbetet nga ditët?

Udhëtoj me patat e heshtura të vjeshtës
Që ngjajnë me heronj të rrjepur
Përkëdhel qenin që më vjen pas
Kamarieri im i vetëm.

Restauroj muret e portretet
Të vetmet viktima të miat.
Miqtë në rafte kujtese kane mbetur
Si librat që mbajnë erë vjetërsie.

Mallkuar vetmia e kësaj nate
Në heshtje u vë emra kukullave.
Kam bërë mik dhe hundë Pinokun
Në pyll shëtita me Shtatë Xhuxhët.

Me palaçot mbretërorē u deha
Dhe gjer vonë me ta kam kënduar
Largohu prej meje, natë e pashpirt
Ti vetmi, qofsh përherë e mallkuar!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com