Melodia e shpirtit – Ulku Bardh
MELEDOIA E SHPIRTIT
(fyelli, çiftelia, kavalli, lahuta…)
Melodia që zemrën e plagosur ta shëron
Dhe shpirtin e hidhëruar ta ëmbëlson
Ta zgjon kujtesën e cila ka mbetur
Sikurse bukuroshja e fjetur
Që flen shtratit të lashtësisë
E mbyllur mbamendjes së njerëzisë.
Melodi që fryn erë të këndshme në behar
Si lule të bukura mbushur plot me nektar
Dhe është porsi metali i çmuar fisnik
Që kurrë nuk ndryshket por shkëlqen si ar
Që të bën për vete e s’të lë me ik
Kur e dëgjon melodinë e veglave muzikore
Në je i vdekur të ngjallin e i gjallë të kallin prore
Por dhe shpesh të dehin dhimbjet e shuara
Për një kohë tjetër, për do kohë të shkuara.
© Ulku