August 6, 2024

Vëthë në veshë! – Sotir Thano

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

V Ë TH Ë N Ë V E SH Ë !

Po kalonte përpara meje një meso burrë
Sa shumë i ngjante ai të ndjerit, babait tim.
Shtanga, por e mblodha shpejt veten unë,
Duke pranuar në këtë jetë, rastësinë.

Baban tim me këtë zotni diçka i lidh.
Një shprehje më thoshte ai mua shpesh.
Kur më mësonte e jepte ndonjë këshillë,
-Që t’i ruaja ato si vëthë në vesh.

Im atë ngjan vërtetë me këtë zotninë.
Shumë në fizionomi, por jo si formim.
Baballarët për ne fëmijët ishin mëshirim,
Ndërsa sot janë vetëm një imitim.

Sot jetohet nëpër të tjera mote.
Në kohra moderne, me më shumë liri.
Traditat tona po i nxjerin jashtë mode.
Ato vetëm sa i kujtojmë me nastologji.

Atëhere na këshillonin prindërit për shumë kujdes.
E për çdo gjë na qëndronin në kokë.
Porositë na i varrinin si vëthë në veshë,
Ndaj u rritëm e u bëmë dhe njerëz të zotë.

Atë burrë që i ngjan kaq shumë babait tim,
Unë s’e njoh aspak në karakter.
Ai i mbaka vëthë në veshë për zbukurim!
Kurse unë i përdora ato në jetë vetëm si vlerë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com