August 10, 2024

Gulçet e shpirtit ! – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gulçet e shpirtit !

As sonte
s’më gjen shpirti qetësi,
s’ka efekt toksina e vargjeve t’përhershme.
S’vlejnë kafet,nikotina në hundë e mushkri,
po m’vret kjo mirësi e rrejshme!

Më ka ikë
eleganca e vargut,
asnjë maskë nuk ma fsheh brengën.
Sikur ja kam shit shpirtin qoftëlargut,
a një kuçedër ma ka pre kangën.

E ndjej se janë
tendos telat e kitarës,
e gishtat luajnë sikur i kap artriti.
Dhunshëm kërcasin shkronjat tastjerës,
çlirojnë gulçet që m’dalin prej shpirti.

Heshtin mjerisht
ata që duhet tè flasin,
ndërsa çirren ata që duhet tè heshtin.
E ma fort ndjej gishtat e mi të kërcasin,
pa mundur tè kuptoj qajnë apo qeshin!

As sonte
s’më gjeti shpirti qetësi
e shtrydhet si limoni që s’ka më lëng.
Pikë-pikë e dhurova ndër vite në poezi,
e për vete shtova ma shumë një breng’.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com