Lutje Bogdanit – Fran Tanushi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
LUTJE BOGDANIT
Imzot beko Prishtinën
siç e bekove atëherë
në natën e thikave të përgjakura
kryqëzorët e qytetit
vrojtojnë ardhjen tënde
një gurapesh larg
vendrënies sate
idoli e adhuruesi në bronz qëndrojnë
në godinën e Dardanisë së Re
e bekojnë gurin
për të gdhendur me emrin tënd
Imzot beko Prishtinën
emrin tënd dhuroja…
që të themi se këtu ishim
(shkarpa)
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
