Dhjetori – Silvana Cekici Rodi
Dhjetori
Me ditë të ftohta është dhjetori
Paqe dhuron mes bardhësise
Dritat shumëngjyrëshe qytetin zbukurojnë
Atmosfera e festave na bën të ndihemi fëmijë
Muaji dhjetor është i veçantë
Krishtlindjen e artë festojmë plot gëzim
Ky yll i shenjtëruar rrugën na ndriçon
Me frymën e tij jetën na bekon
Pa fjalë me mençuri vitet ndërron
Dimrin që dremit nga gjumi e zgjon
Këmbanat e gëzimit të jehojnë kudo
Lumturia të rrjedhë në çdo zemër, çdo shtëp
Muaji i fundit është në kalendar
Mbi shpinë problemet e gjithë vitit mban
Nga gabimet nxjerr mësime
Të ardhmen me vizion me të mirë projekton
Festat e fundvitit festohen me madhështi
Gëzon plaku, i riu , fëmija çdo njeri
Kënga e jetës himn të këndohet fuqishëm
E nesërmja vërtet të vijë më e gëzuar më e mirë
Jashtë fryn erë mbase ka dhe stuhi
Të trokasim gotat dhe të urojmë gjithë mirësi
Gëzuar…gëzuar Vitin e Ri
Zjarrin e dashurisë të ndezim në çdo zemër
Në rrugën e shpresës të realizimit të ëndrrave të ecim përsëri .
23.12.2020
S.R.
