Dashuria poetike… – Luan Kalana
DASHURIA POETIKE..
….poeteve mergimtare ,Anonim..
Kujtesën shtrydhte në letër si limon,
të nxirrte lëng,mjaltë a melhem për plagë,
si nëna kur fëmijës i jep qumësht me lot,…
të bënte vjershë dashurie për botën mbarë..
T’ia dhuronte miqve testament pasuri,
për vete i varfër asgjë në karta,pronësi
mundohej të gjente gjilpërën në kashtë,
vargjet i dilnin si filiza, lastarë të gjatë…
Sytë verbonte të qëndiste,të skaliste fjalët,
të bënte vargjet gjerdan varëse margaritar,
t’ia jepte tërë njerëzisë shpirtin në vargje
t’ia varte të dashurës, mbi zemër si medaljon,..
Kërkonte lëmoshë poeteve profetë,
ndonjë fjalë, a rimë që të lodronte,
me përçmim ia kthenin fletorkën ,
“vargje të varfra, mungojnë rrokjet! ”
U mbyll me vetminë vjershën ta lëmonte,
dita s’i arrinte pronarit t’ia merrnin frymën,
natën radhiste, ngjiste fjalët me zamkë
me flakën e qiririt shkrinte gërmat i pikonte..
Hante veten me dhembë,vargu s’i shkonte
me gjakun e gishtave copë,fjalët flakëronte..
me lotët e mergimit si xhelatinë lustronte,
vjershën e stolisi nuse, derisa driti e xixëllonte.
Shkronjesi Modest.