Kundër – Muça Vladimir
Kundër
Të shurdhët pata televizorit
Në ora 19, 19-30, 20.
Fytyrë fiksuar
Në çarkun
E një rrjete marimangë.
Tam tame shurdhuese,
Klithma gjakuese.
Me vitet e shkuara,
Në eklipsin e diellit,
Ndez zjarrin e vatrës,
Të ndriçoj shkutat e jetës së ardhme;
Ndërsa folsat
Mbeten me sytë e thyer
Në të stisurat
Programe lajmesh
KUSH DO I SHOHË KËTO BUKURI
Tani që mbeta vetëm,
E im birë emigroi në largësi,
Shoh luleshegën,
Lisin në skaj,
Çerdhen e lejlekut
Pjelluar të vegjël pa prajt.
Syçjerrë mbi avlli
Shoh lumin që rrymon në qetësi,
Nën retë kuqëluar nga mëngjesi;
Shoh fushën e dallgëzuar nga gruri
Ku çmenduri bëja në rini.
Në këtë vend plot magji
Kush do i shohë
Më pas këto bukuri,
Kur rreze e syrit tim
Të shuhet përgjithnji.
PRAG MUZGU NË CURRILA
Detëhorizonti përskuqet.
Tek thyhen dallgët te batllat
Mijëra peshq thërrasin: natën e mirë!…
Kurmi i mbretëreshës mbi bankë
Me muzgun tretet
Si tinguj violinë.
Dëgjohet vetëm përpëlitja e dallgëve,
Dhe buzët e dashnorëve në bankinë.
Nga libri”Zërat e shpirtit”