28 Nëntori, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari – Fetah Maliqi
28 Nëntori
Ditëlindja E Komandantit Legjendar
Adem Jashari
Ti kur erdhe në jetë, jeta kishte rënë poshtë
dhe kishte ikur nga çdokund,
atje ku pusi, as dhe deti nuk kanë fund.
Ti kur hape sytë në vend, vendi qe vënë në prangë,
dielli qe lidhur me tel gjembor plot ndryshk
e duart qenë shpur me gozhdë.
Ushtrime po bëje me tepër dashuri, mallë e flakë
në Shqipëri, ndërsa Kosova lartë në zjarr e gjak
dhe ia zure kësaj toke me duar secilën plagë.
Edhe cicërimën e zogjve more mes tyre,
Ti ishe poet, poet mbete, me grykë automatiku,
si penë, që nxorre lashtësisë pellazgjiko- ilire
poemën më të bukur në jetë.
Armët po villnin tmerr, vdekja u shpall sundimtar,
ti e kuptoje gjuhën e lemerisë, se këtu ka një rrugë
e s’doje të ktheje kokën askund, ku sa terr i madh!
Diellin mos e kanë ngrënë poetët
e qejfit policorë?
Mos lopët i shqyen rrezet i llupën me bukë?
Mos u harrua ç’ka nuk kishte më heret
ç’ka s’u trilluar më vonë?
Mos nuk ditëm të shpëtojmë në mensa,
festa, restorante, pirgut të mishrave
një kodër mbi tryeza?
Diellin kishe para, ai të drejtonte duart, sytë;
Kishte para hënën, të miklonte besimin:
“Ec, burrë!”
Këmbët këto ditë të ishin zogj.
Duart i kishe erë.
Gjithë trupi të merrte hov:
“Po rënkon dhe ç’do ferrë,
o do shpëtim, poet flakësh,
ky vend!”
Të gjitha që të shohin sytë, bëhen gjuhë e gjallë,
kodrat, lumenjët, bimët, veprat, rrugët, retë
dhe ti mes tyre kishe forcën.
Gjaku s’është vonë.
Të fluturonte mbi kokë gjithë gjeografia e zezë,
gjithë jeta që s’duhej harruar dhe ajo që vjen,
si rënkonte atdheu nën peshë metali të huaj.
Rënkonte toka e papunuar, etja për ujë,
vullneti i cënuar për gjithçka, buka e munguar.
Ngriste duart lart e bekimi i perëndisë puthte armë.
Të falte ajo shumë e shumë vullnet,
sikur kur të gjithë lumenjët fluturojnë tatëpjetë
me tëra porositë e historis, gjeografinë e cunguar.
Me dallandyshe bashkë , jehonë plumbash në jug.
E dije kaq mirë, kaq ëmbël, kaq qartë, kaq ndjeshëm
ç’do këngë, ç’do dhembje që shpirtin të këput.
Ato qenë për Vashën e Bukur të Çlirimit, sa dashuri!
Vashën që ndez flakë ç’do shikim nate të ligë.
Po, po, e dija mirë për Vashën që tërheq
me duar përpara fushën , këngët e vullnetit për Ditën,
atje tej shtatë malesh e detesh, hyjnor kishte ritmin.
Ec o plumb mendimtar, duhej koha e re, gjaku i ri
po vijnë të gjitha.
këto i mendoje ç’do çast
e flakë nxirrte zemra e tokës për atë moment.
Hamzai, bacë Shabani, Ademi!…
këta emra po mbanin plumbat fluturim
sa etje, sa këtu, sa atje tej- tej antikohës larg.
Njëri plumb po ngulej mbi vendin,
ku nuk kishte ngulur Gjergji i madh.
Tjetri po ngulej ca më pranë,
ku s’kishte ngulur Sefë Kosharja.
Në secilin çast të dukej poezi emri Ramadan Zaskoc,
Norë e Kelmendit, Tringë Ismail, Xhevë Krasniq.
pushka qeshte, këndonte këngën më të mbarë.
Plumbi i ri i mitrolezit të ri i lidhte valle
Rafalet, si lule pranvere.
Këtu , në këto moment po niste akt
më final historie…
28.11.2018
Hamburg