Lavdi, veprës së paparë – Fetah Maliqi
Lavdi, veprës së paparë
Lavdi veprës madhore të secilit që u flijua për një ditë mbi të gjitha ditët, e cila edhe do të lind patjetër në një moment kohe të pashmangshme!
Lavdia edhe ka puthitur shpirtin e të shenjtit të flijuar për paqet, duart dhe frymën e ëndrrave të secilit, që u bë, si mundi, copëra për të mirën e paevitueshme.
Kjo ishte, nganjëherë, uniformë e heshtjes.
Nganjëherë ishte lëkurë e grirë e heshtjes.
Nganjëherë ishte flakë e tërbuar e heshtejes.
– Shikoni,- na tha përendia,- ky vend është i atyre që derdhën gjak, i këtyre që u bën copëra për të ndihmuar këto që mundën dhe si mundën, por është edhe e këtyre që hoqën të zitë e ullirit për të mbijetuar!
Përendia vazhdoi,- këtu ka ndodhur vrasje nga të huajt dhe nga këta që i keni te hundët.
Mos lëshoni pe, sepse kjo tokë nuk është e mjeshtërve të kukullave dhe e blerësve të tyre!
Kurrizi ynë u shtri dhe mbi të kaloi heroi, mjeshtrit e ngritjes së shtatoreve dhe kureshtarët e argëtimit.
Moment që moçali i dilemave kundërmon rëndë.
Moment që ka mbyllur dyert e dritaret me hekra dhe nuk sheh asgjë.
Por duhet kapur syri një pamje patjetër dhe patjetër duhet rrënuar muret, ngado, ku janë e ku s’janë…!
22.02.22
Hamburg