August 3, 2024

Aulona – ( Vlora) – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AULONA – ( VLORA)
——–
Nuk dihet, se kush mbi shpinën tënde
vendosi gurin e parë..
Sikurse nuk di se ç’ kanë shkruar
e për ty e sa shumë gjëra thonë
Mbase hëna u ul një ditë te ty
me fustan nusërie veshur në ar
Ndofta dhe deti e solli prej arbërve
një vajzë me emrin AULONË !.
—–
Thonë se hëna, kur e pa atë,
qetë, qetë u ngjit përsëri në hapsirë
Në një kënd rruzulli,
papritmas kish lindur dhe vet bukuria
Nga inati i xhelozisë ajo u nis
duke menduar krejtësisht e nxirë
Kur i thanë se pat lindur nga njè nënë
hyjnesha e miteve LABËRIA
——-
Nuk dihet vërtet pse hëna
vrapoi nëpër univers…!
Trupin filloi të ndryshojë
aq, sa u habit dhe dhe vet qielli
Veç në yjësinë e pafund
dhe pse nuk del ç’do mëngjes
Ajo jep nga bukuri e saj…..
por me Aulonën, u dashurua vetëm dielli..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com