August 3, 2024

Vetëm ti, më shëron mua… – Petro L. Sotta

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VETËM TI MË SHËRON MUA

Më kujton, ti mbase mua,
Por jo kështu, si unë ty,
Si harroj, buzët e tua,
Dhe shikimet sy në sy…

Por kur ti, më mungon,
Vështroj yjet një nga një,
Duke pritur, në netët vonë,
Ndonjë shënjë, a ndonjë zë…

Ndoshta ti, më vjen vetë,
Si borëbardha nëpër pyjet,
A po ndoshta nëpër retë,
Prandaj sonte, flas me yjet…

Por ti qënke, vërtetë këtu ,
Me pranverën paske ardhë,
Në mes luleve, gjithashtu,
Me fustan, zambak të bardhë…

Me zambak, duartë plot,
Dhe i këput duke i zgjedhur,
Por qafa e jote, mos o zot,!
Si sorkadhe, bukur derdhur…

Kur të shoh, malli m’këput,
Sikur t’isha, një zambak,
Në gjirin tënd, merrmë më fut,
Dhe më ler, të shlodhem pak…

Aromën tënde, dua të ndjej,
Atë aromë, që ka dhe bliri,
Do t’kërkoj, ndoshta i gjej,
Të dy burimet, aty tek gjiri…

Kur ti gjej, do të them vetë,
Veç në mos, mu thaftë goja,
Dhe porsi valëza nëpër det,
Në ato burime, do të notoja…

Fjalën tënde, unë kam pritur,
Si burimi, që zbret në fushë,
Por kur shoh, hënën mërzitur,
Malli shpirtin, po ma mbush…

Por ndoshta ti, e di vërtetë,
Se ç’është malli, kur të vjen,
E gërryen shpirtin dhe e tret,
Si barut, gurin shpërthen…

Kur të shoh, poshtë nën bluzë,
E di mirë, çfarë tjetër dua,
Frymarrjen tënde, buzë me buzë,
Vetëm ti, më shëron mua….

Petro L. Sota 6 Mars 2020 Padova…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com