August 10, 2024

Refleks Perëndie – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

REFLEKS PERENDIE.

Sundime supreme
nuk u kërkoj
mendimeve, lartësive
të arrij mes
Perendisë, frymën
anarkike
nuk i kërkoj as
të sundoj
mes fenomenesh zbërthyer
i shikoj
zhvillimet…? Mister
na i paraqiten
“bamirësive dhe mirësive”
drejtimit të tyre
nuk ka shtrirje në diapazon
mëkatesh
shpirtin e tyre kush
e sundon
si t’ u dhurojmë,shpirtin…?!
Na lodhën
endur mes fajit
kërkesat
e tyre!… Na i shkarkojnë.

Me Perendinë…!
A mund
të maten, mëkatet tona!
Si një druvar.

Shpirtit…? Nënshtruar
mendjes…!
Tmerruar, mëkati
i harkut
mëkat, mbi mëkat.

Anatomisë së tyre
zhytem
që t’i kuroj mes
eshtrash?
Lodhur, veprimin
ndaj si rendin
mohimit, të studimit!…
Laboratorit
të varfërisë së tyre
trunore
u ndava, “mirësi”
u refuzoj!
Mendimet, në hetuesinë
e tyre!
Na sundojnë.

O djallëzi, o shpirt
që vjen dhe
na mbulon, furis
së shiut
matem dhe përplasem
shtrëngatave?
Si ngushëllim fatkeqisie
i arkivoj dhe
i gjykoj, mes kaltërsive…!
Udhëtoj
urimet, nuk çelin me ty
o mëkatar
i njerëzimit, e rëndë
bota jote
veprimit trishtues po
na mbyti!
Mjerimit.

Dhe perendia…?
Parajsën
s’ju gjykoi, Ne na mbështolli
në zhgënjime larmie dhe
belbëzime
shpirti, ju dërgoj dhe pse
s’ dëgjoi
botën, e zbardhur!
Keq e tundoi
mes mëkatit, përplasur
u gjetëm
si ëndrra zogjëve
shtegtuar!
Pa destinacion.

O “mirësi” zhgënjimi!
O çiltërsi
dhurat e humbur mes
elitash
mbetur… trajnimit
të tyre
ka veç, një mashtrim.

Dhe Perendia?!
Na rigjykoi
mëkatet tona na
i kërkoi
mungesës jetë!
Dritës
e ndjeva, ndihem
vetmuar
Dritës dhe Perendisë
që i adhuroj
më lan…! Mjeruar.

Dhjk©10-07-2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com