Dëshmitarja e dashurisë..! – Ardian Muca
Dëshmitarja e dashurisë..!
Po si të harrova moj qershizë e uruar..?!
Si nuk të vola që herët në maj?!
U’a lashë zogjve e bletëve për ta shijuar.
Kur të vij pranë ,as lotët nuk di t’i mbaj..!
*
Që fëmij i hipnim në majë qershisë.
Shijonim frutat,e kënaqesha nga hiret e tua.
Aty lidha besën,me engjëllin e dashurisë.
Nën hijen e qershisë të thashë “të dua”..?!
*
Eh,sa herë çeli lule qershia dhe u kuqëlua..?!
Sa bërthama e gjethe ranë nën këmbët e saj?!
Thëllëza e shkeli besën,që dha nën degët e tua.
As erdhi të haj më nga qershiza e kuqe në maj.
*
Sa nuk u çmenda kur e pashe nuse me duvak.
E ndoqa eskortën e makinave i tencionuar.
Ajo si ngriti syt e bukur,as nuk u bë merak.
As tek vau i lumit,n’krahë,sa herë e kisha kaluar!
*
Me lot të përcolla nusja ime,martuar në ëndërra.
Mblodha veten dhe i fshiva, lotët,zemrës sê lënduar.
Jeta e pabesë,të përdori skllave si Kasandra.
Qershizës që,po e hanin zogjte,shkova pêr t’i treguar..!