Bisedoj me atdheun tim! – Eduart Veli
BISEDOJ ME ATDHEUN TIM!
Nga Ksamili e mora me vete muzikën e ëmbël të dallgëve në det.
Si një zog shtegëtar u nisa unë, i gëzuar në një udhëtim .
Pakëz aromë Ksamili të lija kudo ku do shkoja,
në çdo qytet.
Këdo që do takoja,të fala ti jepja dhe përqafime, nga Ksamili im.
Ende pa gdhirë, Rruga e Kombit,udhë të mbarë
na uroi!
Si arterje gjigande kjo Rrugë bashkon në një të gjithë Shqiptarinë.
Vala e detit,u bë shoqe me valët mbi liqen,tutje në Kukës qëndroi.
Nga busti poeti Havzi Nela,për miqtë nga Jugu e shkroi poezinë!
Në Kukës me aromën e bjeshkëve,nga shekujt vjen dhe aroma e lirisë.
Kukësi të qeras me një aromë,që sot rrallë gjen, aromë qytetarie!
Simboli i mikpritjes je në tërë botën,je ballkoni i Shqipërisë!
Ky Nobel i bukur si askund në botë, Kukësi ynë sa të paska hije!
Ngado që të shkoni më të bukur s’gjeni,në gjirin e vet të pret, i lashti Pizreni!
Prizreni të flet nga Shtëpia e Lidhjes,zëri i sajë
i fortë do të gjëmojë.
Abdyl Frashërin Ymer Prizrenin,Sulë Vokshin në shekuj bashkë do ti gjeni.
Nga monumenti sup më sup ,si malet do të na flasin me gojë!
Takoj Abdyl Frashërin,Sulë Vokshin,kutinë e duhanit më zgjat Ymer Prizreni.
Nga Ksamili ju sjell aromën e detit,me okë ju sjell të fala nga Çamëria!
Ka shumë urrejtje mes vedit bir një tjetër Lidhje do të kemi!
Po vjen ora tha baca Abdyl, së fundi do të bëhet zonjë Shqipëria!
Gjakova të pret krahëhapur,këtu gjaku ende nuk është tharë .
Mirë se vini bij të Shqipes të flet çdo rrugë çdo shtëpi çdo prag.
Shpesh dhe shqipja,lart në qiell,këngës ja merr me të qarë.
Jehona e këngës përcillet nga minaret xhamive dhe ikën larg!
Ikëm Gjakovë,në Tropojë takojmë dhe çmallemi me Bacën Bajram.
Për ktë tokë luftuam thotë Baca,bashkë me të parët,i falemi amanetit!
Aromën e bjeshkëve mora me vete,zërin tënd o Bacë me vete e kam.
Këtu tek monumenti lashë aromën e Ksamilit e zhurmën e dallgëve të detit!
Kush se ka parë Valbonën ,asgjë ska parë nga Shqipëria e jonë.
Pyje,freski,dëborë ujë i pastër kristal,vënde nga i madhi Zot Bekuar.
Aromën e Ksamilit të tjerë para meje e kishin lënë në Valbonë.
Të mora me vete Valbonë,sepse me ty çdokush ndjehet i dashuruar.!
Në Fierzë,Koman kënga e vallja si një uragan shpërtheu
Kërcenin bashkë Malsorë,lebër,çamë të huaj,oh sa gëzim.
Aroma e Ksamilit liqenin e brigjet si një pikturë gjigande i leu.
Vënde të bukura unë dua tju shoh përsëri,prapë të bisedoj me vëndin tim!