Lindi një rreze dielli! – Xhuljeta Ferraj

LINDI NJË RREZE DIELLI!
Ajo ditë ishte e furishme,
E trazuar si dallgët e detit,
Lindi një rreze dielli,
Një tjetër ngadal u shua.
Ajo rreze botën mbuloj,
Në çdo skaj ka hedhur dritë,
U ndezën shumë qirinjë,
Një tjetër ngadal u fik.
Dy armike shumë rivale,
Që kurrë nuk u takuan,
Lindja edhe vdekja,
Pajtim kurrë nuk pranuan.
Me lotë erdhi në këtë jetë,
Sikur ta urrente botën,
Me lotë iku dhe ajo,
Me njerëzit ishte zemëruar.
Vendin e saj nuk e zë askush,
Brenda zemrës ajo është fshehur,
Vitet e saj të bukura,
Tjetër kujt ja ka trashëguar.
Kur perëndimi bie ngadalë,
Si vesa mbi trëndafilat,
Ata takohen të dy ,
Të fshehur në ëndërrat e tyre.
……………………………………………..
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ-18/07/2020