Eh, thash sot do qetësohesha! – Jahe Fida
Eh, thash sot do qetësohesha!
Në breg të detit shkova që në mëngjez
zura shezllonët në vendin më të mirë
Thash do qetësohesha, kisha shpresë
një çast u trazova, u ndjeva i mpirë!
Pash dy kulla të ngritura mbi rërë
Vrojtimi, -më thanë- janë, por s’kishte njeri
ndërsa deti me njerëz mbush i tërë
me gjithë grupmoshat, eh sa shumë fëmi!
Për dreq m’u kujtuan viktimat e detit
viktima të shumta të vitëve më parë
më erdhi t’ia fusja me grusht shtetit
me jete njerëzish tregohet tinxarë!
S’e di ç’presin të venë vrojtues
njerëzit e duhur, jetë me shpëtuar
A thua bizneset mbi shtetin sundues
që n’vegël të tyre është shëndruar!
Zgjohu o shtet dhe bëjë shtetarin
bëjë mirë detyrën, mbro qytetarin
mos dëmto imazhin e vëndit tonë
t’mos ikin turistët, nesër do jetë vonë!
Desha të qetësohesha, aty në bregdeti
m’u kujtuan të mbyturit, atje mendja m’mbeti
sytë tek ato kulla keqas u ngulitën
ma zhdukën qetësinë, në trishtim më mbytën!
jahe FIDA