Fli i qetë o shpirt flori – Shefik Arifi
Këto vargje ja kushtoj xhaxhait Hekuran Doko i cili fatkeqësisht e humbi betejën me sëmundjën.
U prefshë në paqe o shpirt flori.
FLI I QETË O SHPIRT FLORI
Kjo ditë nga mendja kurrë s’më ikën
Dita që shpirtin tim fort e pikëlloi
Sytë e tu si drita u fikën
Kur zemra jote së rrahuri pushoi.
Na ike o xhaxha, na ike
Te secili det me dhimbje le
Ti nuk ishe si gjithë të tjerët
Ndaj s‘do humbesh siq humbë një re.
Ti ke lënë gjurmë dhe ke lënë fjalë
Dhe pse më nuk na sheh me sy
Me ne ti ishe dhe je i gjallë
Se kurrë nuk vdesin njerëzit si ti.
Dhimbjen do ta bartim sa të kemi jetë
Tek ne do te mbetesh, me të gjallin
Mungesa jote s‘do të jetë e lehtë
S’është e lehtë të shuash mallin.