August 10, 2024

Nëna është e bukur – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëna është e bukur

Dija
Që zhvillohen vetëm konkurse bukurie
Ku njeriu kënaqet,admiron
Me çfarë Zoti krijon.
Por mësova se konkurse shëmtie
Njeriu ka zhvilluar e zhvillon
Mësova dhe për “Akromegalia”
Sëmundje, gruan-nënë e shëmton
Dhe Nëna Mari e pranoi këtë titull
Pa çka se u tall, u pështy
Rriti të sajtë fëmi
Ç’ kojçidecë e dhimbshme!

Merjem, Mari
Nënat, që njerëzimi nderon
“Mari” dhe nënën që poshtrtron

Dhe ,shpesh, përjetohet kjo ndjenjë
Por jo tek çdo grua.
Në rini
Kur gëzon fuqi e bukuri
Trajtuajtur me dashuri
Përkujdesje, njerëzi
Harruar, larguar
Kur e shēmtuara pleqëri
Afrohet tek nëna, e ndryshon
S’ma thotë goja “e shëmton.”
E shndrron në tjetër njeri.
Fëmijtë harrojnë
A s’ duan ta kuptojnë
Burimi i çdo mirësie
Burimi i çdo bukurie
E mënçurie
Është kjo NËNË!

Lexova për një konkurs shëmtie, ku një nënë, dikur grua e bukur,
por gjatë lindjes së katër fëmijëve të saj dhe rritjes së tyre u shëmtua
e prekur nga “Akromegalia” mori pjesë duke fituar edhe titullin poshtërues
“Gruaja më e shëmtuar në botë” për të rritur fëmijtë e saj mbetur jetim.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com