August 4, 2024

Ku je dashuria jonë?! – Landa Molishti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ku je dashuria jonë?!

Ku e “humbe rrugën” dashuria jonë?!
Vite buzëplasura, dhëmbë-shtërnguar,
të kërkojmë, mos vallë je fshehur pas ndonjë reje?!

Bashkë na rrëmbyen stuhitë e kohës,
Si dallgët e detit; që anije gjigante fundosin,
Kjo kohë, me ato ngjason,
Po të kërkojmé dashuri në tokë, në qiell,
Do të gjejmë, o diell,
Νdonëse, kaq vonë.

Natët e errëta, me “bishta të syve,
Hedhin vështrimet nga ne,
Mornica ju shkojnë, kur larg teje na shohin,
Pse kaq të përçarë, bashkohen me dhimbjen tonë?!…

Lart në qiell, yjet dhe hëna po na përgjojnë, Po na shohin kokë-, ulur, diç kërkojnë?!
Po, ku ke “humbur” moj dashuria jonë,
Eja të na gëzosh, shpirtërat, të na freskosh si dikur…

Ku je?! Ku je?! Ku je?!

Veç ty, na bashkon zemrat si komb,
Të fluturojmë si shqiponjat, në qiellin e kaltër, pa re!
Mos na lër, të na përplasin stuhitë e kohës detare, pa krenari, trishtueshëm përdhe.

A nuk të vjen keq, për unitetin,
Kur na sheh, të humbur shtigjeve,
Ah! Nesër mund të fundosemi;
Dhe, si kripa, të jemi tretur.

Të shpërndarë, si zogjtë e korbit,
Ku këtu, e ku atje, mjerë për breznitë,
A po mendojmë se, për këto katrahura,
Ishim dhe jemi fajtorë,
Po, po, edhe ne?!

Ku je?! Ku je?! ku Je?!

Kemi mbetur “jetim”, kokë-ulur,
Të cfilitur, të degëdisur,
Pa Gjuhë,
Pa Flamur,
Pa identitet,
Pa atdhe.

Sunduesit, politikanët “demokratë”,
Nuk menduan, as fare s’ po mendojnë për breznitë e ardhmërisë,
bile, as për ne.
Veç si të pasurohen, babëzinjtë, pa fre…

Si kërcunjtë po na “djegin” në zjarr,
Shpirtërat tona, i kthyen në hi…
Ata, po festojnë, po ngrohen,
Ne po vajtojmê, në vitet akullnaja,
Prej tri dekatash, kombi po mërdhi…

Eja madhështorja dashuri!
Si mund t’i rrëzojmë,
Hienat qeveri “demokratike”, pa ty?!

Eja, eja, veç tok të gjejmë rrugën e shpëtimit, na lidhë si mishi me thoin,
Na i mbyllë plagët, drejt ribashkimit!

Kjo është forca, është ardhmëria jonë e shpëtimit!…

Na e kthe buzëqeshjen, në histori,
Të punojmë të gjithë, për një qëllim, të ecim të lumtur dhe krenarë, drejt përparimit.

E, të lulëzojë jeta, drejt ardhmërisë-barazisë,
Kjo është drejtësia shqiptare, është e vërteta!…

Hej, në ç’rrugë pakrye,
Je ngatëruar keq, moj dashuri?!
I gjithë kombi me lot sy, në heshtje,
Duarlidhur, me sytë drejtuar nga qielli,
po të kërkon…

Askush këtë popull heroik, me besnikëri s’e ndihmon?!
Përkundrazi, gjithnjë armiqsisht, dinakrisht e pengon.

Ku je?! Ku je?! Ku je?!
Eja, eja, moj dashuri; me unitet na Ribashko, si dikur në motet e mëdha,
Na forco edhe ne!

13/5/2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com